Pse CIA e dëshiron Julian Assange në SHBA? (video)

Gjatë dekadës së fundit, Julian Assange asht ba gjemb në sytë e shërbimeve të inteligjencës amerikane.

Mbas arrestimit të tij nga autoritetet britanike, Departamenti i Drejtësisë amerikane ka kërkue që ai me u ekstradue në SHBA, shkruen Euronews.

Kjo për shkak se në vitin 2010, themeluesi i platformës Wikileaks ka publikue 250 mijë letra diplomatike amerikane si dhe 500 mijë dokumente sekrete të autoriteteve amerikane nëpër media dhe rrjete sociale.

Në këto dokumente të publikueme u zbuluen operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan, të cilat mbrenda dhe jashtë opinionit amerikan u cilësuen si abuzime ushtarake në Lindje të Mesme.

Nëpërmjet këtyne publikimeve gjithashtu u zbulue identiteti i shumë oficerëve të inteligjencës amerikane, gja që u cilësue si kërcënim i sigurisë kombëtare nga SHBA’të.

Julian Assange gjithashtu asht i njoftun për ekspozimin e mija e-maileve të Hillary Clinton, e cila ishte kandidate për Presidente të SHBA’ve në vitin 2016.

Shperndaje në: