Po i bani dam vetes, këto pije jau rritin shanset m’u prekë nga kanceri e smundjet e zemrës (foto)

Studiuesit e Universitetit të Harvard kanë arritë në përfundimin se konsumimi i nji pije energjike apo me sheqer, rrit në 31% shanset me vdekë nga smundjet e zemrës dhe në 50% shanset me vdekë nga kanceri.

Në këtë studim që asht udhëheqë nga Vasanti Malik, nji kërkues shkencor në këtë fakultet, departamenti i ushqimit, janë testue 80.647 femna dhe 37.716 mashkuj që nga viti 1986 e deri në 2014, të cilët u pyetën për shneten e tyne çdo dy vjet.

“Rezultatet tona treguen se duhemi me i limitue pijet me sheqer dhe me i zavendësue ato me ujë po langje të tjera, me pasë nji jetë sa ma të gjatë”, asht shprehë Malik.

Bazue në rezultate, personat që konsumonin 2 ose ma shumë pije me sheqer në ditë, kishin 21% ma shumë shanse me vdekë para kohe. Ndërkohë 1-2 kanaçe në ditë rrisin shanset për vdekje të parakohshme me 14%.

Gjithashtu, nga rezultatet e studimit, konsumimi i pijeve me sheqer rriste shanset për diabet dhe vdekje të parakohshme nga kanceri, si pasojë e çrregullimit të metabolizmit.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Shperndaje në: