O’Connell: VV po merret me ‘Shqipninë e madhe’, derisa na kujdesemi për gjanat në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, mbas regjistrimit të Vetëvendosjes si parti në Shqipni, ka thanë se i vjen keq që ma shumë merren me idenë e ‘Shqipnisë së madhe’, e në anën tjetër nuk i trajtojnë çashtjet me randësi në vendin e tyne.

“Më vjen keq kur e dëgjoj opozitën, rastin e Vetëvendosjes, të hap një zyre në Tiranë për të promovuar idenë e një Shqipërie të madhe që është shumë e rrezikshme e duke mos i trajtuar çështjet e qytetarëve të Kosovës dhe të na lënë neve diplomatëve të kujdesemi për këto sene. Kjo është një strategji që nuk mund të ketë sukses afatgjatë dhe do të ishte shumë e rrezikshme për Kosovën”, tha O’Connell në intervistën dhanë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, i transmetuem në Radiotelevizionin e Kosovës.

O’Connell e ka kuptue edhe praktikën e politikanëve në Kosovë, të cilët po bajnë gjeste patriotike m’u shfajësue për skandalet që ndodhin në Kosovë.

Shperndaje në: