PDK: Besimin në këtë vend e kthen veç Kadri Veseli si kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtë Kuvendin Zgjedhor në komunën e dytë ma të madhe në Kosovë, në Prizren.

Nga “Jerusalemi” PDK ka nisë edhe fushatën për zgjedhje të jashtëzakonshme, tue e ba edhe propozimin për kryeministër të Kosovës.

Numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thanë se vetëm me PDK në krye të qeverisjes mundet me u rikthye besimi ma i madh i partnerëve ndërkombëtarë dhe i qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Në këtë drejtim, neve na duhet që si parti e shpresës, e besimit, e optimizmit, që ta rikthejmë besimin në shtet. Këtë punë mund ta bëjë vetëm PDK-ja, dhe këtë punë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli, kur të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj.

Shperndaje në: