Lavrov: Modeli perendimor i shoqnise liberale – ka vdeke!

Ministri i Jashtem i Rusise, Sergei Lavrov, ka deklarue se modeli perendimor i shoqnise liberale po vdes, dhe nji Rend i Ri Botnor po ja nxen vendin. Lavrov i bani keto komente ne takimin e pervjetshem me studenta dhe profesora  ne Akademine Diplomatike te Ministrise se Jashtme, raporton agjencia shtetnore ruse TASS.

“Modeli liberal perendimor i zhvillimit, qe parashihte humbjen e pjesshme te sovranitetit – ate qe koleget perendimor e quejne globalizim – po e humbe atraktivitetin dhe nuk po shihet ma model perfekt per te gjithe. Shume vende perendimore jane skeptike ndaj ketij modeli”, tha Lavrov.

Simbas Lavrov, zhvillimi global po udhehiqet “nga procese qe kane per qellim multipolaritetin dhe ate qe na e quejme rendi policentrik botnor”.

“Krejt e qarte, multipolariteti dhe nevoja e qendrave te reja te fuqise kerkojne perpjekje me e mbajte stabilitetin dhe balansin mes interesave dhe kompromiseve, dhe ketu diplomacia luen rol kryesor”, tha Lavrov.

“SHBA dhe aletatet e saj po mundohen me na imponue qasjen e tyne ndaj tjereve”, thekson Lavrov. “Me qellimin me e mbrojte dominimin e tyne dhe me e riparue autoritetin e lekundun, ata perdorin shantazhe dhe presion. Ata nuk hezitojne me u perzi ne çashtjet e mbrendshme te shteteve sovrane”.

Shperndaje në: