Hahn për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Nëse ndodh kështu, asht e papranueshme për BE

Komisioneri për Politikat Europiane të Fqijësisë dhe Negociatat e Zgjanimit, Johannes Hahn, ka folë rreth nji marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Tash për tash, askush nuk mundet me parashikue se çka ka ka me qenë nji rezultat final”, citohet të ketë thanë ai, tue shtue se edhe “nji shkëmbim i mundshëm i territorit mundet me qenë si pjesë e saj – nëse palët dëshirojnë”.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritë asht se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet me kontribue për ma shumë paqe dhe stabilitet në rajon”.

Gjithsesi, nji marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve, tha Hahn, kishte me qenë e papranueshme për Bashkimin Europian.

Shperndaje në: