Thaçi për The Guardian: Qe kur mundet me ndodh marrëveshja me Serbinë

hashim thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folë për tema të ndryshme në nji intervistë dhanë për mediumin britanik “The Guardian”.

Nji marrëveshje për normalizim të marrëdhanieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në nji linjë me marrëveshjen historike në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka mundësi me ndodhë në vitin 2019.

Kështu ka deklarue presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë dhanë për mediumin britanik “The Guardian”.

Serbia ka refuzue me njoftë Kosovës si shtet të pamvarun që prej shkëputjes së ish krahinës së saj në vitin 2008, mbas gati nji dekade nën administrimin ndërkombëtar dhe mbas nji lufte të përgjakshme në vitet 1998-1999.

Lufta brutale nga forcat serbe kundër separatistëve shqiptarë të Kosovës, la rreth dhetë mijë shqiptarë të vramë para fushatës së bombardimeve 78 ditëshe që i dha fund luftës. Qinda serbë po ashtu kanë qenë të vramë në sulme hakmarrëse, shkruen Guardian.

“Na duhet me u ulë qoftë edhe me anmikun kryesor, por pa asnji parakusht dhe me provue me ndigjue njani-tjetrin”, ka thanë presidenti Thaçi në intervistën e dhanë për Guardian para Konferencës së Berlinit që mbahet me 29 Prill.

Shperndaje në: