Veseli: Duhet me u krijue Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklarue se ideja e rezolutës është që të vazhdohet me hapa të tjerë, mbasi duhet me u krijue nji Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe.

Veseli këto komente i bani mbas propozimit të shefit të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, për krijimin e nji komision lidhun me sanksionet e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovës.

Veseli shtoi se, edhe sot po ndodhë mohimi i masakrave nga serbët, dhe kështu ka me ndodhë edhe mbas pesë vjete.

“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolute të bëhen hapat, duhet të shkojmë në Këshill të Evropës, Parlament Evropian ky komision. Duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi. I keni mohimin e makrave e cila po ndodh sot dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve të gjitha”, tha ai

Shperndaje në: