Çka deshti me thanë Veseli me këtë përgjigje ndaj Konjufcës: Glauk, t’ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit

Pozita dhe opozita kanë pasë nji moment përplasje e replikash për shkak se nuk asht votue nji kërkesë e Grupit Palrmanetar të PDK’s për Ligjin për Miniera dhe Minerale.

E këtu, ka pasë nji debat mes Memli Krasniqit, Kadri Veselit dhe Glauk Konjufcës.

“A e patë dallimin, janë nja katër vota ma shumë se në të kalumen. Nuk është Ligji për Miniera i grupit parlamentar të PDK’së por është ligj për pasuninë më të madhe në Kosovë. Nëse për këtë nuk janë në gjendje me mbajtë fjalën 2 minuta, realisht nuk e di çka janë në gjendje me ba ma shumë në këtë vend”, ka thënë Krasniqi.

I menjihershëm ka qenë reagimi i Glauk Konjufcës:

“Mund ta merrni aty tabelën e votave kush ka votu, unë votova. Po problemi është që Grupi Parlamentar s’po më ngon. Kjo është punë autoriteti në fund të fundit, as opozita s’po më ngon”, ka thanë Konjufca.

Veseli i ka ndërhy këtu tue thanë se ‘kohën e fundit i ka ra pak autoriteti Konjufcës” (ndërkohë që Kuvendi ka shpërthye në të qeshuna.

“Glauk, Glauk të ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit. Paj, shnosh… “, ka thanë Veseli.

Te kujtojme se, kohet e fundit, deputeti i PSD, Dardan Molliqaj, ka akuzue Glauk Konjufcen se ka qene ne SHIK.

Shperndaje në: