Moderatorja flet për dëshirat e mashkujve: “Tranohen” mbas nanave

Dasara Karaiskaj asht konsiderue gjithnji si nji moderatore pa komplekse. E ftueme së fundmi në emisionin “Thumb”, ajo e ka rikonfirmue këtë gja derisa ka folë për jetën e saj private.

Pyetjes nëse ajo flirton edhe tash që asht martue dhe asht ba nanë e nji çike të vogël, Dasara i asht përgjigjë se i pëlqen arti i të flirtuemit mbasi e ban të ndihet e re.

Duke qenë se u martova e madhe dhe kam pasur eksperiencat e mia, kam bërë zgjedhjen e duhur. Të paktën deri tani, se jetës nuk i dihet kurrë. Por gjithsesi, Damiano është baba i fëmijës tim, është boshti i jetës sime. Pavarësisht kësaj unë mendoj se nëse martesa shikohet me ato kornizat tipike, ose nuk bëj unë për atë lloj martese, ose ato martesa janë të destinuara të përfundojnë sidomos në kohërat në të cilat kemi ardhur.

Sigurisht që unë kur dal në fundjavë më pëlqen kur një njeri më sheh, më pëlqen sepse ndihem e re. Sidomos pas lindjes së vajzës, qeshja dhe thoja ku ishin gjithë këta që s’më gjuanin kur doja një burrë. Një shok më tha: ju femrat jeni budallçka dhe nuk e kuptoni që ne çmendemi për mamat”-asht shprehë Dasara.

Shperndaje në: