Haradinaj: Në luftë nuk kanë vetë në cilën parti jemi, janë vra njerëz pa asnji kriter

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë n’Akademinë përkujtimore kushtue dëshmorëve dhe martirëve të katundin Sllovi.

Me këtë rast ka thanë se sot po përkujtohet nji krim që ka ndodhë ndaj popullit të Kosovës.

“99 nuk iu ka pyet në cilën parti jemi, por pa asnjë kriter janë vrarë në shtëpitë e tyre. Ky është një krim dhe këtë krim nuk mund ta mohojë askush. Ne po ashtu e shohim që me kalimin e kohës dhimbja është ende prezente, si vend duhet t’i nderojmë të rënët. Ndërtimi i vendit tonë, një pjesë të vështirësive ia krijojmë vetës e një pjesë ende na krijojnë vështirësi. Jemi të detyruar të punojmë, nuk duhet të harrojmë se për të ardhur deri këtu janë dhënë shumë jetë”, tha ai.

Shperndaje në: