Dodik: Nëse Kosova anëtarësohet n’OKB, Republika Serbe shpall pamvarësinë

Dodik

“Në momentin që Kosova bahet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkueme, Republika Serbe ka me shpall pamvarësinë e vet”, kështu po deklaron kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës.

Tue folë për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, Dodik ka shtue se për Kosovën kishte me pranue çdo zgjidhje me të cilën pajtohet Serbia. Tutje, ai kambëngul se Republika Serbe asht shtet i pamvarun, por shton se për këtë pamvarësi i mungojnë “letrat”.

E për m’i marrë këto “letra”, Dodik paralajmëron se Republika Serbe mundet me shpall pamvarësinë.

Këtë shpallje pamvarësie ai e ka ndërlidhë me Kosovën.

Shperndaje në: