Thaçi nga Brukseli: Mosliberalizimi i vizave, i papranueshëm dhe i pakuptimtë

Mbas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë se mbas plotësimit të gjitha kritereve, mosliberalizimi i vizave asht nji gja e pakuptimtë dhe e papranueshme.

Presidenti Thaçi e ka falënderue presidentin Tusk për mbështetjen që BE i ka dhanë Kosovës në dy dekadat e fundit.

Ai ka theksue se rajoni po vazhdon me qenë në nji Status Quo të vështirë, e cila po ngadalëson shumë procese.

Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigja më e mirë ndaj këtij stagnimi”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti ka theksue se ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, asht i pakuptimtë dhe i papranueshëm.

“Pas plotësimit të të gjitha kritereve ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare”
, ka thanë Thaçi.

Shperndaje në: