Haradinaj “godet” Hahn’in dhe Mogherini’n

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikue përfaqësuesen e naltë të BE, Frederica Mogherini, dhe komisionerit për Zgjanim, Johannes Hahn lidhun me deklarimet e tyne për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thanë se Mogherini dhe Hahn po vazhdojnë me gabimet e njajta lidhun me deklarimet e tyne për korrigjimin e kufinit mes dy vendeve.

Vazhdim i gabimit që e ka bërë zonja Mogherini dhe komisionari Han që ja kanë humbur 1 vit BE – së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e le të hapur për mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve që po shkojnë”, u shpreh Haradinaj

Shperndaje në: