Çka i tha Presidenti Thaçi Hahn’it për vizat? (foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhdue takimet me përfaqësues të naltë të Bashkimit Europian.

Presidenti Thaçi ka zhvillue nji takim edhe me Komisionerin për Zgjanim të BE, Johannes Hahn, me të cilin ka bisedue për liberalizimin e vizave, dialogun për normalizim të marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektiven e anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Presidenti Thaçi ka thanë se mungesa e nji perspektive të qartë për integrim po krijon hapsinë për ideologji të rrezikshme antieuropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qytetarët e Kosovës, si populli me proevropian, kanë filluar të humbasin durimin. Një vendim për vizat në këtë vit dhe një zotim për dinamikë të re në integrimet evropiane, do ta rikthente besimin e humbur në BE-në”, ka thanë ai.

Shperndaje në: