Mbas takimit me Thaçin, Hahn ka këtë kërkesë për Kosovën

Komisioneri për Zgjanim nga Bashkimi Europian, Johannes Hahn, ka thanë se asht ma se e randësishme të rinisë dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Këto deklarata Johannes Hahn i ka ba mbas takimit që pati sot në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

”Takim i mirë me Presidentin @HashimThaçiRKS. Asht e randësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit ma të gjanë rajonal. Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Europian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën me u pezullue”.

Shperndaje në: