Reagimi i Ambasadës amerikane ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë

Ambasada e Shteteve të Bashkueme në Kosovë, përmes nji njoftimi për media, ka ngushëllue familjet e viktimave në luftën e fundit në Kosovë.

Simbas njoftimit, ambasada amerikane, thekson se të mohuemit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe ma shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e nji shteti demokratik dhe shumetnik.

Kjo ambasadë iu ka ba thirrje udhëheqësve të Kosovës me u përmbajtë nga retorika dhezëse.

Njoftimi i plotë:

Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore.

Shperndaje në: