A po bjen Prizreni? LDK paralajmëron bojkot në këtë komunë

Partneri ma i madh i VV’s në komunën e Prizrenit, LDK’ja, ka paralajmëruae bojkot të seancave të Kuvendit Komunal, transmeton Gazeta Metro.

A ka me qenë ky fundi i koalicionit në Prizren, apo VV ka me pasë mundësi me krijue koalicione të reja, për me dalë nga kjo krizë e koalicionit qeverisës në Prizren.

LDK nuk mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të KK, që mandej u shty për mungesë kuorumi, mbasi atë e braktisi edhe opozita (PDK-AAK-NDS).

Kuvendarët e LDK’s kanë qenë të pranishëm në ndërtesën e KK, por nuk kanë hy në sallën e mbledhjeve.

Kjo tregon për thellimin e krizës në koalicionin qeverisës Vetëvendosje-LDK-Nisma dhe partitë e minoriteteve.

Fillimisht mospjesëmarrjen në seancë të jashtëzakonshme e paralajmëroi kuvendari i LDK’s, Petrit Hoxha.

LDK nuk merr pjesë në Seancën e Jashtëzakonshme te thirrur nga kryetari, Mytaher Haskuka deri sa të konkretizon të gjitha marrëveshjet paraprake për një“Bashkqeverisje te mirfillte “, ka shkrue ai.

Mandej Hoxha ka konfirmue për portalin “GazetaePrizrenit.net” se kështu do të veprohet edhe për seancat tjera.

Shperndaje në: