Publikohet foto e boss’it tê krimit në veri me vllaun e Vucic’it (foto)

Mediat në serbi janë tue publikue nji fotografi të shkrepun ku shihen bossi i krimit në veri të Kosovës, Zvonko Veselinovic, bashkë me vllaun e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucicit, Andrej.

Gazeta KRIK në Serbi thanë se takimi u realizue në nji restorant të quejtun “Salas 137” në Kopaonik. Nji skenë e tillë asht normale që tërhek vëmendjen në krejt Serbinë. Në tavolinë ishin dy burra me ndikim – nji nga bota e politikës, tjetri nga bota e krimit.

Andrej Vucic, vllau i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, ishte ulë në shoqninë e Zvonko Veselinovicit, biznismenit të dënuem nga veriu i Kosovës, tregojnë fotot e shkrepuna nga gazetarët KRIK. Tre burra ishin ulë me ta, njani prej të cilëve asht pa në foto – por gazetarët nuk e njohën atë.

Kjo fotografi konfirmoi atë që asht folë prej kohësh në Serbi, se vllau i presidentit asht i afërt me nji njeri, emni i të cilit shkakton tutë dhe që asht i inkriminuem në krime.

Shperndaje në: