LDK: PAN’i po e shfrytëzon PSD’n dhe Listën Serbe me ndejt në pushtet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’s, Avdullah Hoti, ka sulmue edhe njiherë koalicionin qeverisës, tue thanë se po e mban pushtetin në mënyrë jodemokratike.

Ky asht postimi i Hotit në Facebook:

PAN po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike, duke shfrytëzuar dy situata.
E para, Lista Serbe nuk e mbështet rrëzimin e Qeverisë, sepse i konvenojnë institucione të brishta pa legjitimitet.

E dyta, PSD-ja duke mos qenë e gatshme për zgjedhje, nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike, siç ishte buxheti dhe dialogu. Sikur PSD-ja të qëndronte bashkë me opozitën, sot do të kishim një qeveri të re të udhëhequr nga partitë që sot janë në opozitë.

Pavarësisht kësaj, ndërrimi i pushtetit do të ndodhë së shpejti, veçse dëmet ndaj shtetit të Kosovës janë rritur nga shtatori e këndej.

Do të na duhet më shumë kohë dhe energji për të rikuperuar këto dëme, si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhëniet me miqtë tani, dhe pastaj për t’i hapur rrugë stabilizimit, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.

Shperndaje në: