Merkel “varros” planin për shkëmbim terroritoresh, Vucic i gatshëm me njoftë Kosovën

Qëllimi i konferencës së ardhshme rajonale në Berlin për Ballkanin Perëndimor asht me “varros” nji plan për shkëmbimin e territorit, shkruen e përditshmja austriake “Standard”.

“Kancelarja ka ndërmend me sigurue që Veriu i Kosovës me marrë nji status të posaçëm – kjo bazohet gjithashtu në idenë e Bashkësisë së Komunave Serbe, formimi i të cilave u ra dakord me Marrëveshjen e Brukselit, por kjo nuk asht zbatue deri tash”, shkruen “Standard”.

Gazeta austriake raporton se Merkel ka ba thirrje për nji takim të nivelit të naltë ballkanik në Berlin me 29 Prill, ku do të “varroset” diskutimi rreth ndryshimit të kufijve simbas kritereve etnike.

Presidenti i Serbisë, Vucic, simbas gazetës, dëshiron me njoftë Kosovën dhe për këtë mbështetet nga disa shtete europiane, që do të dërgonte deri te koncepti “territori për status”.

Shperndaje në: