McAllister: Qe në çka ka me kontribue takimi i Berlinit

Raportuesi i Serbisë dhe kryetari i Komisionit Europian për Politikë të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, pret që takimi i Berlinit me kontribue për vazhdimin e dialogut.

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet me 29 Prill në Berlin, ka me kontribue edhe në vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kështu asht shprehë, David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme i Parlamentin Europian.

McAllister ka thanë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi asht qëllimi i përbashkët i Bashkimit Europian.

“Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës ka me qenë pjesë e Samitit së Berlinit, por kjo temë nuk do të zavendësoj aktivitetet e parapame në këtë Samit. Qëllimi ynë i përbashkët asht me vazhdue dialogun”, tha McAllister, për “Tanjug”.

Shperndaje në: