Ish presidenti vret veten pak para arrestimit

Ish-presidenti peruan Alan Garcia thuhet se qëlloi veten në krye mbasi policia arriti në shtëpinë e tij me arrestue atë. Ish-presidenti u dërgue në spital dhe gjendja e tij aktualisht asht e panjoftun.

Ish udhëheqësi hyni në dhomën e tij të gjumit mbas njoftimit të oficerëve të policisë në derën e tij, raportoi La Republica. Mbas krismave në krye, Garcia u dërgue në nji spital të zonës.

Garcia, që ka shërbye dy mandate si president i Perusë, ishte nën hetim për ryshfet. Garcia asht nji nga ma shumë se 230 njerëz në të gjithë Amerikën Latine të hetuem në nji rast korrupsioni të përqendruem në konglomeratin brazilian Odebrecht

Shperndaje në: