Syla: Politikanët që janë kundër vendimit të Qeverisë për Katedralen në Paris, po synojnë me fitue votën radikale islamike

valon syla - momentum

Analisti Valon Syla ka reague përmes shkrim në Facebook lidhun me debatin e fundit për ndihmën financiare që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim me ia ofrue Francës, e kjo për rindërtimin e Katedrales Notre Dame, e cila u kall pjesërishtë para do dite.

Të gjithë politikanët e Kosovës që po e shajnë ndihmën e Qeverisë për Katedralen në Paris, e kanë veç 1 tendencë dëshpruese dhe populliste që synon joshjen e votës radikale islamike duke e sha ndihmën ndaj një objekti religjioz katolik.

Mos u boni horë për 2% elekrorat ekstremist edhe pak pare simbolike ndihmë ndaj Francës. Mos u boni si disa gazeta serbe që u bënë gazi i botës. E për Francën sa na ka ndihmu, dihet“, ka shkrue Syla në Facebook.

Shperndaje në: