Revolucion në psikiatri: Prodhohet spray antidepresion

Për trajtimin e depresionit mbërrin nji medikament në formë spray që hidhet në hundë, tue lanë mbas pilulat e zakonshme.

Agjencia Amerikane Rregullatore e Medikamenteve “Food and Drug Administration”, ka miratue këtë ilaç për terapinë kundër depresionit, veçanërisht te ata pacientë që kanë probleme të randa me depresionin dhe në rastet ku anitdepresivët e tjerë nuk kanë funksionue.

Ky spray ka me u shpërnda në mënyrë mjaft të kontrollueme dhe me kushte të forta.

Medikamenti do të përdoret nën kontrollin e mjekut në klinika të certifikueme dhe pacienti nuk ka të drejtë me marrë në shtëpi.

Simbas FDA, ky asht medikamenti i parë në botë antidepresiv që vepron në kohë rekord dhe përmirëson ndjeshëm humorin e pacientit.

Shperndaje në: