Sqarohet SHSKUK: Fëmiu që vdiq në Infektivë ishte në gjendje të randë

Klinika Infektive e Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës, ka dhanë nji sqarim nepërmjet nji komunikate lidhun me vdekjen e 6-vjeçarit A.B nga Peja.

Simbas SHSKUK, “fëmija A.B (2013) ka ardhur në gjendje të rëndë kome nga Peja në Klinikën Infketive me diagnizë meningoencephalit purulent (ndezje të trurit) dhe ka qëndruar vetëm 25 minuta në klinikë”.

Në njoftim thuhet se, “përkundër masave reanimatore të ekipit kujdestar nga ekipi i infektivës dhe masave të ndërmarra, pas 25 minutave, i njëjti ka ndërruar jetë, meqë gjendja ishte shumë e rëndë.

Klinika Infektive siguron gjithë qytetarët se ka marrë të gjitha masat që kërkohen në të tilla raste, por përkundër masave reanimatore, ai nuk mbijetoi”.

Lexo edhe: Vdes 6-vjeçari në QKUK, familjarët fajësojnë mjekët për neglizhencë (foto)

Shperndaje në: