Publikohet Raporti i Mueller mbi ndërhymjen e Moskës në zgjedhjet amerikane

Raporti i Hetuesit Special, Robert Mueller, mbi ndërhymjen e Moskës gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkueme të Amerikës asht publikue sot me disa redaktime.

Mueller ka qenë përgjegjës me hetue ndërhymjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të zhvillueme gjatë vitit 2016, ku kandidati Donald Trump doli fitues, shkruen Euronews.

Ndërsa, Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr, ka thanë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme që Presidenti Donald Trump ka bashkëpunue me Moskën gjatë zgjedhjeve.

William Barr të cilit iu dorëzue raporti i Hetuesit Robert Mueller, i ka dhanë këto informacione gjatë nji konference për media, shkruen Euronews..

“Mueller nuk ka gjetë në raportin e tij se Presidenti Trump ose ekipi i tij i fushatës kanë bashkëpunue me Moskën gjatë zgjedhjeve presidenciale”, ka thanë Prokurori Barr.

 

Shperndaje në: