Djuric tregon a ka me pasë takim mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Berlin

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka thanë se në Berlin nuk ka me pasë takim bilateral mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

“Ky ka me qenë takim i përfaqësuesve shtetnorë, na themi edhe territoreve, kurse në pjesën joformale të takimit, gjatë darkës, ka me pasë biseda edhe për temat siç janë zgjidhja e çashtjes së Kosovës, marrëveshja e Prespës. Mirëpo, takim plenar të presidentit Vucic me përfaqësuesit e Prishtinës nuk ka me pasë, sepse presidenti ynë ka qenë i qartë kur ka thanë se nuk ka me pasë vazhdim të bisedimeve përderisa nuk largohet taksa ndaj mallnave serbe”, tha Djuric për Radio Televizionin e Serbisë.

Shperndaje në: