A po e pranon Erdogani fitoren e opozitës në Stamboll me këtë deklaratë?

Erdogan

Debatet e periudhës elektorate kanë mbarue, të gjithë janë kthye në jetën e përditshme dhe të përqëndruem në shtëpi dhe punë, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tue folë në Ankara në nji konferencë sindikale mbas formalizimit e zgjedhjes së kandidatit si kryetar i komunsë së Stambollit i opozitës, Ekrem Imamoglu.

Kërkesa e AKP m’u rikthye në votime për dyshime në parregullsi të organizueme në votimin e 31 Marsit asht ende në pritje nga Komisioni i Nalttë Elektoral, por deklarata e presidentit Erdogan duket se tregon nji pranim të rezultatit.

Shperndaje në: