Thaçi ja ‘ftof’ Ramushit: Mos u nxej…kurgjo e madhe s’ka me ndodhe ne Berlin!

Presidenti Hashim Thaçi, si gjithmone ne ‘shtepine e vet’ Klan Kosova, dhe me gazetarin-mik Baton Haxhiu, ka thanë se në Samitin e Berlinit ka me kerkue njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Krejt intervista e tij ishte intonue ne nji ton polemizues me dikend qe nuk i permendej emni, po qe kuptohej se asht Kryeministri Haradinaj dhe partite opozitare.

“Unë e kam nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj është votuar prej atyre që e kanë refuzuar”.

“Sa përket asociacionit, ka pasur presion prej Kancelares Angela Merkel, pastaj me vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese e kemi atë rezultat që e kemi. Por ka qenë premtimi për një njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Ndërsa tani jam kundër çdo lloj Asociacioni. Nga Brukseli ka qenë një presion i paparë dhe është premtuar liberalizimi i vizave për Kosovën dhe shumë gjëra të tjera deri në mundësinë e njohjes reciproke. Prandaj kemi pasur një arsye që të lëvizim përpara duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjet ë Kosovës”.

“Asnjë prej gjërave që neve na takojnë nuk janë realizuar. Nuk jam për shkëmbim të territoreve sepse është një pazar. Unë jam për hapje të kufijve dhe bashkëngjitje Preshevë, Medvegjë, Bujanovc me Kosovën. E kam thënë këtë në Washnigton, në Bruksel dhe do ta them edhe në Berlin. Unë jam i hapur me kauzën time kombëtare”.

Presidenti Thaçi potencoi se në Samitin e Berlinit nuk ka me lejue në asnji rrethanë që dikush me prezenue në tavolinë statuse speciale për komunat serbe në Kosovë.

“Unë nuk e mbështes marrëveshjen e asociacionit të vitit 2014 sepse Bashkimi Europian nuk e ka realizuar asnjë nga angazhimet që ka pasur për t’i realizuar”.

“Unë do të kërkoj që të bëhet edhe liberalizimi i vizave, gjithashtu do të kërkoj shumë qartë se si do ta bindin ata Beogradin për ta njohur Kosovën. Gjithashtu do të kërkoj dënimin e gjenocidit serb në Kosovë”.

“Do të kërkoj që qytetarët e Kosovës të trajtohen si europian. Që ta bindin Vuçiqin për ta njohur Kosovës dhe në anën tjetër se si do t’i bindin pesë vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa substanca dhe ideja në letrën e Presidentit Trump i ka përmbledhur të gjitha këto dhe kjo është një mundësi e cenuar, jo e humbur. E theksova se në Berlin nuk do të ketë as varrime as lindje të ideve”.

“Unë edhe me partnerët ndërkombëtarë kam menduar që në takimin e Berlinit të shkoj Delegacioni Shtetëror të cilin unë do të mbështesja plotësisht. Por pasi që e kanë vendosur që të jetë lidershipi institucional, atëherë natyrisht se ne do të jemi aty”.

“Nuk mund të ketë dialog pa një përfshirje të gjithë spektrit politik ku do të jetë edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Vesel, liderët e opozitës, por edhe Delegacioni Shtetëror”.

“Për mua është vetëm një zgjidhje, vetëm njohja reciproke midis dy vendeve. Të gjitha modelet e tjera për mua do të jenë të papranueshme. Nuk do të ulem në tavolinë për të biseduar për gjera të tilla që i krijojnë Kosovës vetëm një mundësi të statusit vëzhgues në OKB. Idetë e tilla qarkullojnë dhe mund të dalin shumë shpejt në sipërfaqe dhe prandaj ne duhet të jemi të përgatitur për këtë gjë”.

Shperndaje në: