Tahiri: Vucic po i strehon të dyshuemit për vrasjen e Ivanovic’it

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në nji konferencë për media gjatë ditës së sotme ka tregue se i kanë shkëputë të gjitha kontaktet me autoritetet serbe për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanovic’it.

Simbas tij, kjo ka ndodhë për shkak se presidenti serb, Aleksandar Vucic, po i strehon të kërkuemit për vrasjen e tij.

“E kemi shkëputur çdo lloj bashkëpunimi me palën serbe, për shkak se Vuçiq po i strehon të dyshuarit”, ka thanë Tahiri.

Shperndaje në: