Veseli i dërgon letër Kongresit Amerikan për krimet serbe në Kosovë (dokument)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërgue letër Kongresit Amerikan për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka krye në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999.

Letra i asht dërgue ma s’pari Nancy Polosit – Kryetares së Dhomës së përfaqësuesve (Kongresit), dhe Eliot Engel – kryetarit të komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan.

Në këtë letër, e cila ka me iu dërgue edhe gjitha Parlamenteve të vendeve mike, por edhe Parlamentit Europian, kryeparlamentari Veseli ka përmendë masakrat e shumta dhe krimet e shumta që Serbia ka krye në Kosovë.

“Është e njohur ndërkombëtarisht se nën regjimin brutal të Sllobodan Millosheviçit, shqiptarët në Kosovë ishin viktima dhe objektiv i një dhune sistematike. Si pasojë, rreth një milion kosovarë, më shumë se gjysma e popullsisë, janë detyruar të largohen nga Kosova, me një gjysmë milioni të tjerë të zhvendosur brenda vendit. Në total, rreth 90 përqind e popullsisë etnike shqiptare u bënë refugjatë ose persona të zhvendosur. 13.535 u vranë. Në mesin e tyre ishin 1230 fëmijë, duke përfshirë bebet dhe fëmijë tjerë të vegjël”, thuhet mes tjerash në letrën e Kryeparlamentarit Veseli.

Ai ka përmendë edhe fatin ende të pazgjidhun për mija personave të pagjetun,

“Gjatë dhjetë viteve të ekzistencës së saj, Kosova ka treguar se është një vend paqedashës dhe që në mënyrë aktive kërkon marrëdhënie pozitive me të gjithë fqinjët e saj, duke përfshirë këtu Serbinë. Megjithatë, duhet të them, se ende duhet bërë shumë për të mundësuar shërimin, dhe një pjesë e këtij shërimi është pranimi i së vërtetës”, thuhet tutje në letrën e Kryeparlamentarit Veseli.

Shperndaje në: