Pse dështoi Blerim Reka: Ka mija vota ma pak se ish-kandidatët shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut

Kandidati Blerim Reka i përkrahun nga dy partitë (Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA) ka arrite me marrë vetëm 10 për qind të votave.

Kjo mjaftoi që gara për zgjedhjet presidenciale të mos përmbyllet në raundin e parë.

Raportohet se Reka nuk ka arrite as me kalue numrin e votave që kishin marrë ish-kandidatët shqiptarë Muharrem Nexhipi, që kishte marrë 155 978 vota, dhe Imer Selmani i cili së fundmi mori afër 150 mijë vota.

Reka, zgjedhjet i vlerësoi si korrekte, të lira dhe demokratike, ndërsa theksoi se  nuk ka jehonë te madhe për shkak të listës së paazhurnueme zgjedhore, e cila numëron rreth 1,8 milionë votues edhe pse, si tha, nga vendi janë shpërngul ma shumë se 250.000 persona dhe numri real i votuesve asht rreth 1,5 milionë./Periskopi

 

Shperndaje në: