Vrasja e Ivanovic’it, Trajkovic e akuzon Vucic’in për diçka

Kryetarja e Lëvizjes Europiane për Kosovën, Rada Trajkovic, ka thanë se presidenti serb, Aleksandar Vucic, po pengon hetimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit.

Kryetarja e Lëvizjes Europiane për Kosovën, Rada Trajkovic, ka thanë se pengesa kryesore për hetimet për vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic, vjen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Si me kuptue ndryshe. Nëse presidenti i shtetit del me materialin hetues dhe ia zbulon atë opinionit për rrjedhën e hetimeve, ky asht mesazh për atë që kanë dëshmue ose për ata që planifikojnë me dëshmue se menjiherë ai do t’i dijë të gjitha. Kam qenë objektiv i tij, e thelbi asht se ai e pengon hetimin”, ka thanë Trajkovic për “N1”.

Shperndaje në: