Ministria e Punës tallet: Thojnë se janë rreth 15 mijë vende të lira të punës në Kosovë, por nuk po gjendet asnji konkurs

Drejtori i Departamentit për Tregun e Punës në MPMS, Shpëtim Kalludra, ka deklarue se rreth 15 mijë vende të lira të punës janë në Kosovë, por kjo shifër simbas tij, vetëm mbetet si statistikë e shpikun nga ai, mbasi konkurset dhe njoftimet për këto vende të punës nuk po mund të gjenden askund, transmeton Gazeta Metro.

Ani pse numri i të papunëve në Kosovë kalon shifrën e mbi 100 mijë personave, Kalludra nga ministria e Punës po thotë se vendet e reja të punës janë hapë.

Numri i madh i vendeve të lira të punës që po ofrohen i referohen kryesisht sektorit të industrisë përpunuese, sektorit të bujqësisë, gjuetisë, si dhe sektori i tregtisë, riparim i automobilave dhe artikujve shtëpiak, simbas Kalludrës gjithnji.

Por, asnji konkurs nuk po shihet dhe nuk po gjendet në faqet e ministrisë së Punës e as nëpër ministritë e tjera.

“Vendet e lira te punës sipas pronësisë janë mjaft me rendësi, ku gjate këtij viti raportues përsëri numri me i madhe i vendeve te lira te punës është gjeneruar nga sektori privat me rreth 86% (12.719) ndërsa sektori publik me 14% (2.128)”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë për Expres.

Shperndaje në: