Djuric i reagon akuzave të Trajkovic’it lidhun me vrasjen e Ivanovic’it

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Djuric, ka thanë se Rada Trajkovic tue folë sot për N1 në mënyrë ma të drejtpërdrejtë e ka akuzue shtetin serb për terrorizëm shtetnor dhe vrasje të Oliver Ivanovicit.

Ai ka kërkue me u konstatue se a asht tue folë ajo të vërtetën, gjegjësisht cilat prova ajo i disponon për këto “pretendime të rrezikshme dhe të paturpshme”, tue shtue se nëse nuk flet të vërtetën duhet konstatue se a ka në këtë “përhapje të panikut” elemente të përgjegjësisë juridike.

“Në botën civilizuese duhet me pasë përgjegjësi për fjalët e thana publikisht, dhe liria e shprehjes nuk nënkupton edhe të drejtën që pa asnji konsekuencë të shpifni për kendo të doni”, ka theksue Djuric në kumtesë.

Djuric thotë se personalisht nuk mendon se ky sulm ndaj shtetit dhe përfaqësuesve të zgjedhun në mënyrë demokratike të tij asht akt i urrejtjes patologjike e Rada Trajkovicit ndaj shtetit të saj, edhe pse me siguri asht edhe kjo.

“Mirëpo, gjithçka tregon në atë se Rada Trajkovic asht vetëm nji nga pjesëmarrëseve të fushatës së organizimit të rrënimit të autoritetit të shtetit dhe institucioneve të tij, dhe konsideroj që me qëllim të ruejtjes së stabilitetit shoqnor, asht e nevojshme me u konstatue se me cilin motiv ajo po merr pjesë në këtë fushatë dhe kush asht porositësi dhe iniciuesi i saj”, pretendon Djuric.

Shperndaje në: