Volkswagen zgjedh shtetin ku ka me hapë fabrikën

“Unë kam me inkurajue Bullgarinë në rrugën drejt ndjekjes së reformave për me sigurue sundimin e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit”, asht shprehë presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në nji takim të zhvilluem në Sofje, me homologun e tij bullgar Rumen Radev.

Ai theksoi se Bullgaria asht nji faktor stabilizues i bashkëpunimit mbrenda BE.

Simbas tij, Gjermania asht e interesueme në forcimin e marrëdhanieve politike, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.

Gjermania mbështet ndërtimin e nji fabrike që ka me prodhue kerre të markës Volkswagen në Bullgari, tha presidenti i Gjermanisë, transmeton ‘Monitor’.

“Partneriteti i suksesshëm ekonomik bullgaro-gjerman asht nji arsye ma shumë me besue se Bullgaria asht gati dhe meriton me pasë nji investitor strategjik me nji cikël të mbyllun prodhimi”, ka theksue presidenti Radev, përcjell albinfo.ch.

Shperndaje në: