Gjenden 130 milionë dollarë në shtëpinë e ish-presidentit (foto)

Ushtria e Sudanit ka ushtrue kontroll në shtëpinë e presidentit sudanez të rrxuem, Omar al-Bashir, dhe ka gjetë aty nji pasuni marramendëse.

Shërbimet e ushtrisë gjetën në banesën e Al-Bashir euro, dollarë dhe paund sudanez që arrinin në nji pasuni ma shumë se 130 milionë dollarë.

Ish-udhëheqësi u vu nën arrest shtëpie mbas muejsh protestash që çuen në largimin e tij, shkruen BBC.

Ish-kreu i shtetit sudanez tash po mbahet i izoluem në burgun e sigurisë së naltë në Kobar.

Mbasi ju gjetën paret, ndaj ish-presidentit kanë nisë hetimet për pastrim paresh dhe korrupcion.

Ushtarët kanë hapë “live” thasët me pare të ish-presidentit sudanez, tue dëftue haptazi pasuninë e tij tejet të madhe. BBC raporton se pamvarësisht rrximit të presidentit Omar al-Bashir, sërish ushtria e Sudanit nuk ka mbështetjen e popullatës civile me drejtue vendin.

Shperndaje në: