E nxjerrin trupin e pajete te djalit te ri n’Mitrovice (video)

Mbas gati shtatë orë kërkimesh, asht nxjerr trupi i pajetë i punëtorit, që e zuri shembja e nji pjese të ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Komuna e Mitrovicës, Nehat Bahtiri konfirmoi për Telegrafin se trupi asht nxjerr pa sheja jete nga gërmadha e objektit të shembun.

Ai njoftoi se viktima asht Visar Behrami, 27-vjeç, nga Mitrovica.

Ish-hoteli Adriatiku u shemb në orët e mbasdites t’Hanen. Ndërsa, në pjesën e shembun kanë qenë katër persona, tre janë tërheq, ndërsa viktima kishte mbete nën rrënoja.

Gjetja e trupit të riut nga Mitrovica asht ba mbas disa orë kërkimesh nga ekipet e shpëtimit, Policisë, zjarrfikësve  dhe  FSK, e cila kishte angazhue qen të trajnuem për këso rastesh kërkimi.

Ndërsa, prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, ka konfirmue  se prokuroria ka ndalue dy persona – punëdhënësin dhe punëkryesin.

Shperndaje në: