Kqyreni cili mafioz asht pronar i Hotel Adriatikut dhe çfare lidhje ka me Kadri Veselin

Portali Veriu.info mëson se hoteli “Adriatiku” ne Mitrovice, i cili u shemb dhe mori me vete jeten e djalit te ri 27-vjeç Visar Behrami, asht nji objekt i privatizuem para diku 14 vjete nga biznismeni Ismet Osmani-Curri dhe nji biznismen tjetër nga Mitrovica.

Ismet Osmani-Curri njihet si nji nga njerëzit ma të fuqishëm në Mitrovicë, i përfshimë edhe në “Betejën mafioze për tokën e shtetit”, nji hulumtim i realizuem para do kohe nga portali Insajderi, e ku pasqyrohej veprimtaria e dyshimtë e tij.

Qe çka shkruen Insjaderi:

Indoks kishte sjellë brenda një dokumentar shumë detaje nga beteja e madhe mes disa biznesmenëve në Kosovë për tokën e shtetit në Fushë Kosovë e cila kishte një vlerë të jashtëzakonshme. Njëri nga protagonistët kryesorë të këtyre ngjarjeve siç raportonte kohë më parë Insajderi ishte Ismet Osmani – Curri.

Madje nga raportimet e asaj kohe bëhej e ditur se kishte pasur edhe shumë konflikte mes këtyre grupeve për një tokë të shtetit e të cilën shteti nuk arriti ta fus nën kontroll duke mbetur vetëm si një shikues naiv.

Njëri nga rrjetet më prestigjioze botërorë për gazetari hulumtues, OCCRP-ja në vitin 2015 kishte publikuar një hetim të gjatë e të detajuar me titullin “Ngritja e krimit të organizuar nga Ballkani në Pragë”, e ku një nga personazhet kryesore negative është vetë Ismet Osman- Curri.

Në këtë hetim raporti i OCCRP bën lidhjen në mes të Osmanit dhe një rrjetit të madh kazinosh në Austri. Në këtë hetim raporti i OCCRP bën lidhjen në mes të Osmanit dhe një rrjetit të madh kazinosh në Austri.

Ismet Osmani “Curri” nga Mitrovica në Kosovë themeloi kompaninë “Dafina” në Brno, qyteti i dytë më i madh në Republikën Çeke, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Vjenës. Për një periudhë të gjatë kohore, kompania ishte në gjumë, por në gusht 2014, Osmani ia shiti pjesën më të madhe të saj, Nikola Kuzhninit. Të dy, Osmani dhe Kuzhnini jetojnë në një shtëpi luksoze në Brno. Ata e ndajnë këtë adresë me Pjeter Nikollaj , i cili ishte nënkryetar i bordit drejtues të “Paradise Casino Admiral” – një rrjet prej 20 kazinosh që i përkasin grupit Novomatic me bazë austriake”, konstaton OCCRP-ja nën titullin “Mafiozi shqiptar” kur e përshkruan “Currin”.

Një raport i inteligjencës së NATO-së në Kosovë i publikuar nga “Koha Ditore” e lidhte Currin me vetë Kadri Veselin, ish-shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës, një shërbim i afërt me PDK-në që sot e drejton Veseli vet./ Insajderi

Shperndaje në: