I akuzuem për vrasjen e shokut të tij, qe me sa vjet burg e denon Gjykata Liridon Uruqin

Gjykata e Gjilanit e ka dënue me 25 vjet burg Liridon Uruqin, i akuzuem për vrasjen e shokut të tij, Fatlind Arifit.

Atij iu shqiptue dënim prej 23 vjetëve për veprën penale vrasje të randë, 2 vjet për vrasje në tentativë dhe nji vit për armëmbajtje pa leje.

Simbas aktakuzës, “Uruqi me 28 korrik në fshatin Bresalc të Gjilanit me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin Fatlind Arifi, në atë mënyrë që me revole ka gjuajtur në drejtim të tij, të cilin e godet në anën e majtë të kraharorit, me ç’rast nga plagët e marra i njëjti nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë duke e dërguar në spital.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘vrasje e rëndë’. Sipas Prokurorisë i pandehuri me dashje, të njëjtën armë ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve Kastriot Haziri, dhe Lirim Muji, pastaj edhe të dëmtuarit-dëshmitarit Gëzim Abazi, duke e ngreh këmbëzën e revoles.

Në këtë mënyrë, ka kryer edhe veprën penale ‘’vrasje e rëndë në tentativë’’.

Shperndaje në: