Kqyreni me çfarë flamuri e prezenton Kosovën televizioni prestigjioz ARTE! (video)

Televizionin franko-gjerman ARTE, i ka kushtue nji reportazh Kosovës, tue tregue se ku gjendet aktualisht Kosova mbas pamvarësisë.

Në këtë reportazh, ky televizion e ka paraqitë Kosovën me nji flamur krejt tjetër.

Tue tregue se sa përqind shqiptarë i takojnë besimit mysliman, ky televizion me grafika ka përdorë nji flamur me ngjyrë të gjelbër me gjysë-hanë dhe me nji yll, kështu tue pretendue me tregue që Kosova ka qenë nën okupimin osman për shkuj të tanë.

Simbas këtij reportazhi, Kosova ka 90 përqind shqiptarë që i takojnë komunitetit mysliman, po ashtu në Kosovë jetojnë edhe komunitete të tjera si boshnjakë, goranë, egjiptas, romë, ashkali dhe 6 përqind serbë që i takojnë religjionit ortodoks.

11 vjet mbas pamvarësisë, simbas televizionit ARTE, Kosova asht ende në nji pozitë të vështirë.

“E panjoftun nga bashkësia ndërkombëtare dhe disa shtete europiane, nuk asht ekonomikisht e qëndrueshme dhe tokë pjellore për korrupcionin dhe strukturat mafioze. Sot, vendi i vogël europian po lufton për autonomi ma shumë se kurrë”, thuhet në përshkrimin e videos.

Shperndaje në: