Haradinaj flet për takimin e Berlinit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, mbas mbledhjes së Qeverisë, ka mbajtë konferencë për media.

Shefi i egzekutivit, Ramush Haradinaj, mbas mbledhjes së Qeverisë, ka folë për takimin e 29 Prillit në Berlin.

Haradinaj ka thanë se ma s’pari për Kosovën asht e randësishme që asht pjesë e këtyne gjashtë shteteve që janë ftue në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“E rëndësishme është që Kosova është pjesë e 6 vendeve të Ballkanit, për shkak se kjo nuk lejon që njëri nga këto vende të Ballkanit të ngecë. Është me rëndësi që Kosova është thirr nga Merkel dhe Macron dhe atje do të jenë edhe delegacion i BE-së e Komisionit Evropian”, ka deklarue Haradinaj.

Shperndaje në: