Bahtiri dërgon telegram ngushëllimi për familjen e Visar Behramit, ndan 2000 euro

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dërgue telegram ngushëllimi familjes së të riut, Visar Behrami, i cili u gjend pa sheja jete në shembjen e nji pjese të objektit të ish-hotel “Adriatiku”.

“Qytetarët e Komunës së Mitrovicës me pikëllim dhe dhembje morën lajmin për aksidentin që i mori jetën djalit tuaj, Visarit. Për humbjen e djalit, familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, andaj në shenjë solidarizimi me dhimbjen tuaj nga buxheti im personal do të ndajë shumën prej 2000 euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit. Ndajmë me ju dhimbjen e madhe”, thuhet në njoftimin nga komunë e Mitrovicës.

Shperndaje në: