Politikani austriak jep dorëheqje shkaku i nji kange

Politikani austriak, Christian Schlicher, i Partisë së Lirisë ka dhanë dorëheqjen sot nën presionin e publikut mbasi kanga e tij antimigrim provokoi reagime të ashpra në Austri dhe ma gjanë.

Kjo u konfirmue nga zavendëskryeministri Heinz-Cristian Strache, kolegu i partisë së Christian Schilcher, i cili tha se ka me u alrgue nga partia FPO.

Ai jep dorëheqjen si zavendës i kryetarit të Komunës së Braunau në Ina, ndryshe vendlindja e Adolf Hitlerit.

Në kangën Schlicher krahasohen migrantët me mijtë dhe paralajmërojnë për rrezikun e përziemjes së kulturave, njoftoi media austriake.

Kancelari Sebastian Kurz reagoi ashpër, tue kërkue që dega e partisë së tij në Austrinë e Epërme me u distancue nga kanga.

“Zgjedhja e fjalëve asht e neveritshme, çnjerëzore dhe thellësisht raciste “, tha ai.

Shperndaje në: