Trajkovic: Mbas vrasjes së Ivanovic, qendron vetë shteti serb

Politikanja serbe nga Kosova, në nji intervistë për mediat në Serbi, ka hedhë dyshimet e saj se mbrapa vrasjes së ish-politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanovic, qëndron vetë shteti serb.

Rada Trajkovic, që asht kryetare e Lëvizjes Europiane për Kosovën, mes të tjerash për nji intervistë dhanë televizionit N1 në Serbi, ka thanë se dy kandidatë për kryetarë të Mitrovicës Veriore që nuk ishin nga Lista Serbe, janë vra dhe se simbas saj deri sot ende nuk ka naj informatë se kush i ka vra.

Trajkovic, ka thanë se kjo asht arsyeja që dyshon se Oliver Ivanovic asht viktimë e terrorizmit shtetnor.

Shperndaje në: