Jennifer Lopez rikthen fustanin që e bani të famshme (foto/video)

Veshja ma ikonike e Jennifer Lopez ishte vitin në 2000. Edhe pse kanë kalue thuejse 2 dekada, askush nuk e ka harrue veshjen e JLo në ndamjen e cmimeve Grammy.

Dhe, videon e fundit që publikoi në kanalin e saj zyrtar të Youtube, Jennifer tha se ishte ai fustan arsyeja pse u krijue Google Images.

“Shumë njerëz kanë kërkue atë fustan në Google, por atëherë nuk egzistonte Google Images. Kështu që ata e krijuen. Pyetja ime asht: Ku asht çeku im? Sepse, mesa di unë, ate mbramje Google u përdor ma shumë se kurrë. Për mue ai ka qenë kulmi im sa i përket modës, ndërsa stilistja ime Andrea kambënguli me orë të tana mos me veshë”, u shpreh JLo.

Jennifer Lopez (Photo by S. Granitz/WireImage)

Shperndaje në: