KQZ nuk certifikon kandidatët për kryetarë të Listës Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka certifikue kandidatët për kryetarë të komunave veriore për zgjedhjet e 19 Majit nga Lista Serbe.

Në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm 9 anëtarë të KQZ’s, prej të cilëve 7 votuen “pro” dhe 2 abstenuen. Kjo nuk ishte e mjaftueshme që kandidatët ë Listës Serbe të certifikohen, mbasi në këtë rast duheshin 8 vota “pro”.

Edhe pse kryetarja e KQZ’s, Valdete Daka, nuk deshti me lejue debat, përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, shprehu kundërshtimin e tij tue kërkue që Listës Serbe t’i jepet edhe 24 orë kohë me i ndryshue kandidatët ose të distancohet nga deklaratat e të njajtëve që mohojnë shtetësinë e Kosovës.

Për komunën e Leposaviqit ka aplikue Zoran Dodic, për Zubin Potok Srdjan Gulovic, për Zveçan Vucina Jankovic dhe për Mitrovicë të Veriut Goran Rakic.

Ndryshe, kandidatët e PDK’s dhe të Lëvizjes Vetëvendosje janë certifikue.

Shperndaje në: