Mediat serbe: Shqiptarët në Kongresin Amerikan po e bajnë nji Srebrenicë të re (foto)

Dëshmia që ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka me ba para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan për luftën në Kosovë dhe mungesën e drejtësisë për të gjitha krimet që kanë ndodhë para 20 vjetësh ka ngjallë reagime në Serbi.

Pos Jahjagës me 30 Prill me ftesë të kongresistit amerikan, Eliot Engel, do të ndigjohen edhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi -Goodman, e mbijetueme e dhunës seksuale në Kosovë, dhe Ilir Bytyqit, tre vllaznit e të cilit u vranë gjatë luftës.

E për këtë zhvillim ka shkrue sot edhe e përditshmja serbe “Veçernje Novosti” e cila në titullin e shkrimit të vendosun në ballinë thekson se në Kongres “shqiptarët po e bajnë nji Srebrenicë të re”.

Kjo gazetë në shkrimin e saj shtron pyetjen gjithashtu “se cili asht motivi i kthimit të shqiptarëve përpara Komitetit të Kongresit Amerikan?”

“Përfaqësuesve të Prishtinës iu asht lejue me folë për krimet e pretendueme të serbëve si diskreditim i Serbisë që në mënyrë sa ma urgjente me presione të ndikohet në këputjen e nyjës së Kosovës. Ky asht nji qëllim i vërtetë përpara paraqitjes në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan”, shkruen ma tutje kjo e përditshme.

Shperndaje në: