Haradinaj, prodhuesve vendorë: Taksa mundet m’u hekë, prandaj kujdes në kualitet

Për dallim nga viti i kaluem ku morën pjesë rreth 70 komani serbe, sivjet nuk ishte asnji kompani e Serbisë në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2019”.

Kjo për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka reflektue pozitivisht për bizniset kosovare, sepse simbas tij, kësaj radhe bizniset vendore patën ma shumë hapsinë dhe mundësi për promovimin e prodhimtarisë.

Ai përsëriti se taksa 100 përqind ka me u hekë ndaj Serbisë, vetëm mbas njohjes së Kosovës nga ky shtet, ndërsa pati nji porosi edhe për prodhuesit e Kosovës.

“E thoshin prodhuesit në raste të caktuara, se kësaj radhe kanë pasur më shumë hapësirë, më shumë mundësi. Çdo herë ju apeloj prodhuesve tanë që të bëjnë kujdes në kualitet. Sepse nuk është kështu çdo herë situata, ndonjë herë hiqet taksa (ndaj Serbisë), e prodhuesit nuk bënë me menduar se nuk do të kenë konkurrencë. Pra, duhet me pas kujdes me cilësinë e produkteve. Ndonjëherë, kuptohet kur të na njohin (Serbia)”,
tha Haradinaj.

Shperndaje në: